
Unë besoj se ka diçka unike që secili prej nesh sjell në këtë botë, një shije, një melodi, një mesazh që ia shton sfondit… Dallimi i saj/tij varet nga aftësia jonë për ta ndjerë, për të vlerësuar dhe eksploruar se ç’po ndodh.
E lindur në Shqipëri, mbaj mend që isha kurioze për sjelljet dhe potencialet njerëzore. Kurioziteti nuk ka ikur. Kam eksploruar, studiuar, aplikuar dhe tani e jap atë që kam mësuar me të njëjtin pasion e kuriozitet si fëmija që shqyrton një lodër apo kafshë magjepsëse të re.
Me kalimin e kohës, eksplorova shkencën, lidershipin, kultura të ndryshme; shërbeva si embasadore dhe senatore e studentëve të kolegjit, u takova me udhëheqës politike amerikanë dhe shkencëtarët botëror, bëra kërkime dhe botova në kancerin e trurit, gjirit, studiova trupin fizik, mendjen dhe shpirtin, eksplorova potencilin e vetvetes nga filozofë të lashtë Lindor dhe bisnese moderne Perëndimore.
Një fëmijë i vogël nga një vend i vogël isha e rrethuar nga njerëz me pikëpamje të njëjta. Si mund të hartojë dikush një rruge të tillë? Une mendoj rruga ime ka qenë dhuratë nga universi.
Kështu e konsideroj edhe Avatarin. Gjithçka që dija dhe e kisha studjuar teorikisht për shumë vite, fillova ta ndjej. Egziston një distancë e madhe midis diturisë e urtësisë. Mund të dimë shumë gjëra por kjo nuk do të thotë se jemi në gjendje t’i ndjejmë e përjetojmë ato. Sot udhëtoj dhe e jap trajnimin Avatar në mbarë botën.
Ju ftoj të lidhemi. Universi u ofron hapin e ardhshëm atyre që janë kuriozë, të gatshëm të dalin jashtë zonës komforte. Përgjigjet e zgjidhjet janë të gjitha përbrenda jush. Ushtrimet e Avatarit janë të fuqishme në qetësimin e zhurmës së sfondit, të indoktrinimeve, të ndikimeve të fshehura. Rruga ose subjekti që të bën të eksplorosh dhe të rritesh si person nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. A ndjeni një qëllim që doni ta çoni përpara me gjithë zemër? Avancimi juaj mund të vijë nga eksplorimi i një zakoni, qëllimi, karriere, një dështimi, një mardhënieje, një bisnesi, etj. Le të jetë ajo që ndjeni tani për tani një katalizator për avancimin tuaj përpara.